Ka shumë gjasa që organizma të gjalla po fluturojnë në retë e planetit Venus. Kjo është ajo që astronomët po shqyrtojnë pasi zbuluan shenja gazi në atmosferë, të cilat nuk mund t’i shpjegojnë.

Gazi është fosfinë, një molekulë e përbërë nga një atom fosfori dhe 3 atome hidrogjeni. Në Tokë, fosfina lidhet me jetën, me mikrobe që jetojnë në zorrët e kafshëve si pinguinët, ose në mjedise me oksigjen të pakët siç janë kënetat.

Sigurisht mund të prodhohet edhe në mënyrë industriale, por nuk ka fabrika në Venus dhe natyrisht, as pinguinë.

Gazi është verifikuar 50 kilometra mbi sipërfaqen e Venusit. Prandaj, kjo përforcon hipotezën që planeti, i cili konsiderohej i pabanueshëm, të jetë vendbanim i organizmave fluturuese.