Ashtu siç kishte thënë disa ditë më parë, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson konfirmon se ditën e premte do të vaksinohet me vaksinën e kompanisë AstraZeneca.

Ky vendim i kreut të qeverisë britanike përkon me ditën kur Agjencia Europiane e Barnave konfirmoi efektshmërinë dhe sigurinë e kësaj vaksine dhe shihet nga shumë ekspertë si një lëvizje për të rikthyer besimin e qytetarëve tek vaksinat, i cenuar në ditët e fundit.

“Të marrësh vaksinën e Oksfordit është e sigurt, të Pfizer, po ashtu. Ajo që nuk është e sigurtë është të infektohesh me koronavirus”, u shpreh Boris Johnson.