Massimiliano Allegri e konsideroi si sfidë mbijetese përballjen Spezia-Juventus dhe e tillë u duk në fushë.

Bardhezinjtë arritën që të fitonin me vuajtje transfertën, duke arritur fitoren e parë në Serinë A për sezonin 2021-2022.

Kean kaloi në avantazh Juven në minutën e 28, por në minutën e 33 Gyasi barazoi për vendasit. Me rezultatin 1-1 dhe me shumë dyshime në gjirin e juventinëve u mbyll pjesa e parë.

Me nisjen e të dytës, ekipi i Allegrit e pa veten në vështirësi, pasi menjëherë pësoi gol pas një kundërsulmi të Spezias, të finalizuar nga Antiste.

Reagimi i Juves erdhi me golat e Chiesa (66’) dhe De Ligt (72’), të cilët përmbysën rezultatin dhe i dhanë bardhezinjve fitoren e parë pas 5 javësh kampionat.