Ndërsa traktativat me Edin Xhekon nuk kanë ende asgjë konkrete, Juventus ka zhvendosur vëmendjen te një tjetër emër, edhe më të madh për sulmin.

Kampionët e Italisë kanë gjetur akordin me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez. Uruguaiani dhe “Zonja e Vjetër” kanë rënë parimisht dakord për një kontratë 3 vjeçare me pagë 10 milion euro në sezon por përpara se ky operacion të finalizohet duhet që Suarez të zgjidhë çështjen e largimit nga katalanasit që sikursë Leo Messi apo Arturo Vidal e kanë tepër të komplikuar.

Sulmuesi 33-vjeçar ka ende edhe një vit në kontratë me blaugranat, ku përfiton 15 milion euro neto në vit, ndaj për këtë arsye kërkon trajtimin e duhur ekonomik përpara se të largohet.

Por nuk do të jetë aspak e lehtë duke marrë parasysh faktin që Barca e konsideron një mik të ngushtë të Leonel Messit ndaj dhe ndër të tjera duke parë që Suarez do të forcojë një rival direkt në Europë.

Juventus po këmbëngul për uruguaianin nisur nga lehtësimet e taksave që lejojnë bardhëzinjtë të përballojnë rrogën e sulmuesi. Kjo është arsyeja përse palët kanë paraprakisht dakordësinë për të bashkëpunuar në të ardhmen.