Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetari i OSBE, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Lajmin e ka bërë me dije Kurz me anë të një postimi në ‘twitter’. Kruz shkruan se me Ramën kanë biseduar për luftën e përbashkët kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe pandemisë së Covid-19.

Ndër të tjera Kurz i ka shprehur Ramës mbështetjen për intergrimin e Shqipërisë në BE.

“Sapo pata një videokonferencë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Zyrës së OSCE Edi Rama mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë #COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE,” shkruan Kurz.