Kandidatja e LSI-së, Elona Guri, është përfshirë në një konflikt ditën e sotme në Durrës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, ku Guri ka pasur një konflikt me një qytetar që policia e identifikon me inicialet Ç. K.

Guri është drejtuese politike e LSI-së për qarkun e Durrësit.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.03.2021, rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.