Katër pacientë të tjerë kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, katër qytetarë, një 64-vjeçar nga Shkodra, dy 67-vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68-vjeçar nga Kuçova”.

Sa i përket të infektuarve numri i tyre vazhdon të jetë i lartë, me 168 raste në vetëm 24 orë.

“Janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fushë-Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq”.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

94 qytetarë janë shëruar 24 orët e fundit, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.