“Sa ta gjej shtëpinë dhe do të zhduk fare”.

Ky është një nga mesazhet e dërguara Zhaklinë Lekatarit një aktiviste për të drejtat e njeriut dhe blogere që flet publikisht edhe për çështje të mardhënieve seksuale.

38 vjecarja kallzoi pranë sektorit të krimeve kompjuterike të gjitha mesazhet kërcënuese dhe fyese të postuara në inboxin e saj.

“Kam një portal të quajtur Tabu ku postoj video të jetës së përditshme me temë informuese”- tha Lakatari.

“Ka disa muaj që në adresat e mia më vijnë mesazhe kërcënuese dhe fyese”- tha Lekatari para policisë.

Në instagram Lakatarit kërcënuesit e shajnë për nderin, për familjen madje i postojnë edhe certifikatën familjare.

Burimet i referohen pretendimeve të Lekatarit që e frikësuar shpjegon më tej se në një rast kur ajo kishte postuar fotografi për lulishten poshtë pallatit ku ajo luante kur ishte fëmijë , ndërsa së fundmi ishte rrethuar si aneks lokali, një komentues i ka shkruar ” do ta marr gardhin e do ta fus në ..?