Një video që tregon një burrë në Toronto që thyen një banak në një dyqan picash pasi një tjetër klient nuk kishte maskë, është bërë virale në rrjet.

Burri protestoi kundër klientit tjetër edhe pse siç duket në video edhe ai nuk e mbante maskën si duhet.

Në video, një burrë i tërbuar i afrohet një klienti të pamaskuar duke pritur ushqimin e tij në një dyqan picash.

Ai më pas vazhdon të shkatërrojë një banak banak xhami duke e shtyrë me duar duke e rrëzuar përtokë.

Konsumatori pa maskë më pas merr qetësisht ushqimin dhe largohet ndërsa burri i tërbuar bërtet duke i thënë shitësit: “Mos i jep ushqim atij. Ju nuk duhet ta bëni këtë!”

Incidenti i çuditshëm është bërë edhe më i bezdisshëm nga fakti se ai që ankohej për mungesën e maskës, edhe vetë nuk po e mbante atë si duhet.