Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës se: “Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) është i vetmi institucion që prodhon raporte kundër korrupsionit të qeverisë aktuale.”…

Ajo theksoi se mazhoranca nuk mund të kapë institucionet me ndihmën e opozitës, duke shtuar se kjo është një linjë e prerë nga grupi parlamentar i PD-së. Zhupa përmendi raportet e KLSH-së për inceneratorët, sterilizimin dhe check-up-in, si baza për paditë në SPAK. Ajo gjithashtu kritikoi përpjekjet për të ngritur një komision të posaçëm, pasi gjithçka bëhet për të penguar punën e KLSH-së. Ajo tha se kjo gjë, do të jetë e pamundur pa votat e opozitës…