Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se ka pasur raste kur Prokuroria nuk ka vepruar për zyrtarë të lartë që kanë fshehur apo kanë bërë deklarim të rremë të pasurisë së tyre, ndaj nxiti institucionin e kontrollit të pasurisë të forcojë bashkëpunimin me SPAK.

Duke iu referuar raportit të prezatuar në seancën e sotme parlamentare nga ky institucion, Balla tha se 72 kallëzime penale është një shifqë shumë e mirë.

“ILDKPI, që është në fund të fundit një institucion i vetëm që kontrollon politikanët në këtë vend, pa futur këtu drejtësinë e që për fat të mirë, shifrat e raportuara për vitin e kaluar janë shifra shumë të mira se janë 72 kallëzime penale për mosdeklarim, deklarim të rremë apo gjetje faktike nga ky institucion në deklarimet personale të personave që hyjnë në juridiksionin e ligjit. Unë shpresoj që nga 72 të shkojnë 172 vitin tjetër në kuptimin e një transparence të plotë.

Aktualisht pasuritë e cdo politikani e cdo personi tjetër në juridiskuionin e ligjit, se janë 3500 persona që hyjnë në këtë juridiksion, mendoj që ajo që na duhet është transparencë e deklarimit. Të rritet forca e bashkëpunimit me SPk që gjithë rastet e fshehjes së pasurisë që mos bëjmë sikur se dimë që ka raste që ILDKPI i ka raportuar në prokurori por prokuroria s’ka vepruar sic duhet e në fund të fundit edhe drejtësia duhet të bëjë punën e vet”.

Ndërsa duke folur për Kontrollin e Lartë të Shtetit, Balla ironizoi ish-kreun e këtij institucioni, Bujar Leskajn, i cili kandidoi në siglën e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

“PS është e vetmja forcë politike që kurrë nuk ka pasur e s’ka tentuar të emërojë në krye të KLSH një përfaqësues të vetin. Asnjëherë. Pra të gjithë drejtuesit e KLSH kanë qenë o emërtesa drejtpërdrejt të PD kur ka qenë në pushtet nga Blerim Cela te Bujar Leksaj dhe ose kur PS ka qenë në pushtet propozimet nuk kanë ardhur nga ne
e kjo do jetë e ka qenë një qasje që PS e ka konsideruar këtë institucion të rëndësishëm të auditimit të mënyrës së shpenzimit të paarave publike e s’dua të hyj në debatim meqë evokoi në këtë seancë Murrizi për një raport të hartuar nga deputeti i ardhshëm i PD Leskaj, se kjo tregon sa i pavarur ka qenë ai institucion por ne në asnjë rast nuk hyjmë në këto debate, janë institucione të tjera ato që adresojnë raportet e KLSH.

Sot ne ajo që na intereson është një KLSH tërësisht i pavarur e do e nxisja Komisionin e Ligjeve që në komuniokim me KLSH-ne të rrisim kapacitetet e këtij institucioni, të forcojmë auditimin e Kuvendit në legjislaturën e re ta ngrejmë dhe nënkomisionion përkatës në kuadër të komisionit të ekonomisë apo në njërin prej dy komisioneve me qëllim që ne ta adresojmë një cështje që na përket ne.

E vërteta është që ky institicuon duhet forcuar e çlirimi nga pengmarrja e një përfaqësuesi politik është gjëja më e mirë dhe doja që në emër të kolegëve të grupit parlamentar ta nxis këtë institucion të jetë më proaktiv në dobi të auditimit të plotë të shpenzimit të cdo qindarke publike në këtë vend e të rritet besimi i qytetarëve në këto institucione”, tha Balla.