Kontrolli i Lartë i Shtetit ka treguar me detaje babëzinë që ndodh në zyrtar e shtetit. Një ditë më parë u publikua raporti vjetor i punës për vitin 2022, ku bëhej me dije se janë gjetur afro 800 milionë euro dëme në buxhet.

Sipas një raporti të KLSH-së, në auditimet e institucioneve qendrore, rezultuan parregullsi: Në lidhje me çështjet të cilat kanë kualifikuar opinionet mbi pasqyrat financiare veçojmë: pasqyrimin jo të drejtë të gjendjes së aktiveve, kapitalizim jo të saktë të vlerave të studim projektimeve; njohje e detyrimeve në momentin e likuidimit dhe jo në momentin e konstatimit; shpenzime për vendimet gjyqësore të formës së prerë, të panjohura në kontabilitet sipas parimit të të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara me pasojë krijimin e detyrimeve të prapambetura; procese inventarizimit të pa finalizuara etj.

një programi vjetor për numrin e analizave të barnave mbështetur në të dhënat statistikore të viteve të kaluara dhe prognozat e vitit të ardhshëm; Sektori i inspektimit për të tre vitet objekt auditimit nuk ka planifikuar dhe zhvilluar asnjë inspektim të sistemit të sigurisë për pajisjet mjekësore në spitale, laboratore dhe klinika ku janë të instaluara këto pajisje.

Mbi kontratat e koncesioneve dhe partneritetit publik privat rezultoi se në disa raste, gjatë realizimit të procedurave konkuruese për dhënien me koncesion për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike hidrike, nuk është bërë më parë identifikimi i koncesionit të mundshëm të projektit, shoqëruar me analizën e rentabilitetit dhe përshtatshmërisë financiare.