Aktori i mirënjohur i humorit Koço Devole ka rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë, ndërkohë që dje është futur në intubim.

Sipas Report Tv, aktori ka qenë prej disa ditësh në spital, ndërkohë dje ka dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit është rikthyer sërish dhe është futur në intubim.

75-vjeçari Koço Devole është një nga personalitetet më të njohura të humorit shqiptar, dhe numëron në repertorin e tij qindra role, në filma dhe komedi.