Komisioneri Publik ka bërë ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren, Elizabeta Imeraj.

Komisioneri Publik, në vlerësim edhe të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), konstaton se vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe pretendohet se znj. Elizabeta Imeraj, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës.

Elizabeta Imeraj u konfirmua në detyrë nga KPA më 1 prill të këtij viti por sipas përfaqësuesit të ONM, Theo Jacops ka probleme me justifikimin e pasurisë.