Brenda kësaj jave, Komisioni i Venecias pritet t’i kthejë përgjigje Gjykatës Kushtetuese mbi pyetjet që ky institucion shtroi lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, pas dekretit të Presidentit për shtyrjen e tyre.

Burime nga mazhoranca që kanë parë draftin paraprak të mbërritur në Tiranë, bëjnë me dije se Komisioni i Venecias, në opinionin e tij dërguar Kushtetueses, konstaton se Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore dhe në këto raste, gjykata mund të konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese.

Komisioni vlerëson se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve, ndërsa, sipas draftit, e drejta e partive për të marrë pjesë në zgjedhje nuk është detyrim, e për pasojë nuk është i pranueshëm.