Vetëm pak ditë më parë hapja e kutive sekrete të “Pandora Papers” lakoi edhe emrin e një kompanie shqiptare e cila fshihte të ardhurat pas parajsave fiskale.

Rrjeti investigativ BIRN, ishte i pari që publikoi emrin e kompanisë së  AL Energy Transmission LTD, e cila kishte përfituar miliona euro, nga nënkontraktori i OST, EnergoInvest. Sipas BIRN, kjo kompani e drejtuar nga biznesmeni Vasil Kallupi ka firmosur një kontratë prej 29 milionë euro me , EnergoInvest.

Asokohe i vetmi reagim që erdhi nga palët e përfshira, ishte mbyllja e llogarisë personale të Faceook-ut nga pronarja e firmës Jola Duro.

Kallupi ka reaguar për herë të parë pas skandalit të “Pandora Papers” në TPZ.al.

Në reagimin e tij, Kallupi mohon akuzat dduke theksuar se provat e siguruara nga gazetari i BIRN Besar Likmeta nuk janë asgjë tjetër pos shpifjes dhe mashtrimit. Kallupi akuzon gazetarin Likmeta se ka vjedhur nga llogaria e kompanisë në rrugë jo ligjore dokumentet dhe të dhënat.

Reagimi i plotë i Vasil Kallupit: 

Lajmet e fundit të paraqitura në mediat e vendit  rreth emrit tim Vasil Kallupi dhe kompanisë time më detyrojnë të jap disa sqarime.

Nuk është e ndershme, etike dhe aspak profesionale, që një gazetar mendon se lartëson  veten profesionalisht,  duke publikuar artikuj  sensacional në vazhdën e skandalit të quajtur “Pandora Papers”. Nuk mund të hidhet baltë mbi punën dhe biznesin tim privat, duke pretenduar  se mediokriteti I gazetarisë  ka zbuluar “sekrete” dhe “bashkëpunime sekrete” . Nuk mundet që  ndërmjet shpifjes të ndërlidhen insinuata dhe të pavërteta që cenojnë drejtpërdrejt figurën time.

Me këtë reagim, dua që të njoftoj opinionin publik se pseudo gazetari  investigativ, Besar Likmeta  në emër të kauzës shumë të ndjeshme  në vendin tonë dhe  në rajon, ajo e luftës ndaj korrupsionit, por gjithashtu edhe për të pretenduar lavdinë e “një gazetari të madh” ka shpifur dhe keqpërdorur  informacione duke  përfshirë e keqinformuar  edhe rrjetet ndërkombëtare të gazetarisë investigative.

Me gjithë respektin për profesionin e gazetarisë,  pas të cilit qëndrojnë shumë profesionistë që flasin vetëm me zërin e së vërtetës , është detyrim moral I gjithë secilit për të demaskuar ata që shpifin e abuzojnë në emër të së vërtetës, duke manipuluar opinionin publik me informata të pavërteta.

Kompania ime, AL Energy është kompani  e regjistruar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara në Dubai me Ëebsite zyrtar,  në të cilën janë publikuar të gjitha bashkëpunimet e mia me të gjitha kompanitë ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe kompaninë Energoinvest, përfaqësues i së cilës jam që nga viti 2012.

Nga kompania SMF e cila menaxhon kontabilitetin e kompanise time, janë vjedhur dokumentat personale . Këto dokumente të marra në rrugë jo ligjore, janë publikuar nga personi Besar Likmeta për të krijuar sensacion në opinionin publik.

Dokumentet e publikuara nuk zbulojnë asnjë sekret  ashtu siç  ka pretenduar  t’i paraqes gazetari, por konfirmojnë informacione zyrtare  të publikuara në Ëebsite-in zyrtar te kompanisë time.

Manipulimi i radhës bëhet me të dhënat e llogarisë bankare, me pretendimin se unë kam pranuar 3.6 milion euro nga Energoinvest brenda një muaji pasi .

E vërteta është se, unë kam  pasur disa bashkëpunime me Energoinvest, nga të cilat kam pranuar pagesa për punët dhe aktivitetet e realizuara sipas kontratave dhe raporteve për punën e kryer gjatë gjashtë viteve 2013/2019.

Manipulimi me etjen e popujve të Ballkanit për drejtësi dhe transparencë është pandershmëri dhe krim në  vetvete.

Tentativa e ulët  për të më njollosur mua dhe familjen time, vetëm pse posedoj një kompani që  ka publikuar zyrtarisht të dhënat në  Ëebsite,është veprim jo profesional që nuk i bën nder as shqiptarëve, as rrjeteve të gazetarisë investigative,  apo çdokujt  askujt tjetër që ka për qëllim drejtësinë dhe të vërtetën.

Vasil Kallupi ka shumë miqësi dhe është mik i shumë mjekëve, sportistëve, gazetarëve, këngëtarëve, politikanëve në mbarë botën , të gjithë emra të mëdhenj e të nderuar.

Lakimi I shumë emrave se unë isha mik me këtë apo atë, kishin vetëm një qëllim, shtrëmbërimin e të vërtetës dhe keq informim të opinionit publik. Gjithçka e paraqitur në emrin tim, vërtetojnë edhe një herë, jo profesionalizem dhe mungesë etike të disa ashtuquajturve gazetar. Pa dyshim papërgjegjshmëria dhe paaftësia e një gazetari, nuk mund të rrënoj mundin, djersë, dijen dhe sakrificën e një punëtori dhe  biznesmeni të ndershëm.

Bashkëpunimet me kompaninë Energoinvest apo shumë kompani të tjera kanë qenë publike dhe transparente në çdo moment për të gjithë gazetarët dhe qytetarët, prandaj paraqitja e bashkëpunimeve të mija me kaq pompozitet si zbulim “sekretesh” është akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm për një gazetar.

Duke marr shkas nga ngjarja, e cila cenon drejtpërdrejt personalitetin dhe biznesin tim, unë kam autorizuar avokatet e mi, qe do te ndërmarrin gjithë hapat ligjore duke kërkuar pushimin e këtij cenimi dhe rivendosjen e nderit dhe personalitet tim.

Me respekt

Vasil Kallupi