Në media kanë qarkulluar komunikime të efektivëve në grupin e chatit të komisariatit nr.1.

Bëhet fjalë për një vajzë të humbur, ndërsa shefat në komunikimin e tyre në Whatsapp flasin për të me komente seksiste.

Sipas asaj që shkruhet në chat vajza është vetëm 18 vjeç, ndërsa ndaj saj komentohet “ça modeli është” dhe “shihe nga parakolpi”.

Si pasojë e kësaj ka ardhur edhe një reagim nga Policia e Tiranës.

Mësohet se drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur menjëherë procedurat për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësve të Policisë Tiranë, pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve jo etike, në grupet e komunikimit.