Artan Cikollari, roje në Njësinë Administrative nr.2 në Tiranë, është arrestuar nga policia, pasi kishte kopjuar çelësat e zyrave të kësaj njësie dhe plotësonte certifikatat familjare.

Ngjarja u zbulua nga punonjësit e këtij institucioni, të cilët rastësisht panë në kamerat e sigurisë se 53 vjeçari futej në zyra pas përfundimit të orarit zyrtar dhe vuloste certifikatat.

Ai u arrestua nga policia pas denoncimit të dy punonjëseve L.M dhe L.K, ku akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.

Cikollari e pranoi ngjarjen para prokurorit, por u justifikua duke thënë se ishte një fëmijë që do udhëtonte për ekskursion në Kosovë dhe i duhej certifikata urgjent, ndaj e vulosi dokumentin vetëm për ta ndihmuar.