Qeveritë në botë kanë marrë masa të shumta për të kufizuar ndikimin e krizës së koronavirusit në ekonomi.

Skemat e mbështetjes ndaj bizneseve dhe qytetarëve janë shumë të shtrenja. Nga ana tjetër, të ardhurat e qeverive po bien sepse, kur njerezit fitojnë dhe shpenzojnë më pak, ata nuk paguajnë shumë taksa.

Kjo do të thotë se qeverive u duhet të marrin borxh, më shumë se sa parashikimet e mëparshme, duke krijuar nivele borxhi të hasura rrallë më parë.

Pse merr borxh qeveria?

Në parim, qeveria mund t’i mbulojë të gjitha shpenzimet që kryen me të ardhurat e grumbulluara— të ardhurat e qeverive vinë kryesisht nga taksat—dhe në praktikë kjo gjë ndodh në kohë dhe vende të ndryshme.

Por zakonisht qeveritë shpenzojnë më shumë se sa të ardhurat që mbledhin dhe diferencën e mbulojnë duke marrë borxh.

Një mënyrë tjetër do të ishte që qeveritë të rrisnin taksat në atë nivel sa me të ardhurat e rritura të mbulonin shpenzimet, por kjo gjë nuk është gjithmonë e mundur, para së gjithash për arsye politike, pasi nuk do të pritej mirë nga votuesit.

Nga ana tjetër, rritja e taksave ka ndikime negative ekonomike—nëse njerëzve ju mbeten më pak për të shpenzuar, për shkak se paguajnë më shumë taksa, do të bjerë konsumi çfarë ndikon për keq rritjen ekonomike dhe punësimin.

Për këtë arsye, në krizën aktuale, vetëm rritja e taksave nuk do të funksiononte.

Sa borxh mund të marrë qeveria?

Shuma e parave që merr borxh qeveria për të mbuluar diferencën midis asaj që shpenzon dhe asaj që mbledh njihet si “borxhi publik”. Vetë diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave të qeverisë njihet si “deficit buxhetor”.

Borxhet paguhen në disa vite së bashku me interest dhe këto pagesa bëhen pjesë e shpenzimeve të qeverisë.

Sa më i lartë të jetë borxhi publik aq më shumë para qeveria duhet të paguajë për shlyerjen e tij nga të ardhurat që ajo mbledh dhe, për pasojë, aq më pak të ardhura mbeten për shpenzime të tjera.

Prandaj, është politikë e kujdesshme që borxhi publik të mbahet në nivele të pranueshme që nuk dobësojnë mundësinë financiare të qeverisë për të kryer funksionet e domosdoshme të saj.

Qeveria britanike ka marrë 26,7 miliardë paund borxh vetëm në muajin korrik 2020, borxhi i katërt më i madh i marrë në një muaj që prej vitit 1993.

Si merr borxh qeveria?

Qeveria merr borxh në tregjet financiare, duke shitur letra me vlerë të quajtura “bono” qeveritare (nga anglishtja “bond”). Bonoja është një premtim se atij që e ka atë në dorë do t’i paguhet vlera e blerjes, pas një periudhë të caktuar kohore të quajtur periiudha e maturimit të bonos, zakonisht nga disa muaj në disa vjet. Pra, bonoja ripaguhet nga qeveria në fund të periudhës së maturimit.

Në kohën midis blerjes së bonos dhe ripagimit të saj, mbajësit të bondit i paguhet rregullisht një shumë parash në formë interesi, të themi çdo gjashtë muaj. Pra, qeveria i paguan mbajtësit të bondit interesin gjatë periudhës së maturimit dhe shumën e plotë të bonos në fund të periudhës së maturimit.

Bonot blihen kryesisht nga institucionet financiare, si banka, kompani sigurimesh, fonde, invstimesh, fonde pensionesh, etj.

Bonot që lëshohen nga qeveritë janë zakonisht të sigurta, pasi rreziku i mospagimit nga qeveritë është në përgjithësi i ulët, dhe nga qeveritë e vendeve të zhvilluara është pothuajse zero—askush nuk i humb paratë dhe e di me siguri kur dhe si do të paguhet.

Kur duhet të shlyhet borxhi?

Periudha e shlyerjes luahtet. Qeveritë mund të marrin borxhe afatshkurtra, nga disa muaj në pak vite, ose afatgjata deri në 30 vjet. Në praktikë, qeveritë kanë marrë borxhe me periudha nga një ditë deri në 55 vjet.

Qeveritë zakonisht e shlyejnë borxhin në datën e caktuar, por zakonisht duhet të marrin një borxh të ri.

Cili është ndryshimi mes defiçitit dhe borxhit?

Deficiti është diferenca midis asaj që qeveria harxhon gjatë një viti dhe të ardhurave që ajo ka grumbulluara gjatë atij viti nga taksat apo burimet e tjera.

Këtë diferencë qeveria e mbulon duke marrë borxh ose duke shitur prona të saj, përmes privatizimit apo mënyrave të tjera të tjetërsimit të pronës publike.

Nëse qeveritë shpenzojnë më pak se të ardhurat që grumbullojnë gjatë një viti kemi të bëjmë me sufiçit buxhetor.

Deficiti nuk duhet ngatërruar me borxhin, pavarësisht se ato janë të lidhura. Borxhi rritet kur ka defiçit, dhe bie në vitet kur ka sufiçit.

Borxhi publik quhet sasia totale a parave e detyrimeve të qeverisë të krijuar në vite—pra, paraja ende e papaguar e borxheve të marra gjatë gjithë kohës së mëparshme.