Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 284 raste të reja, që shënon rritje në krahasim me dje, kur u regjistruan 220 raste.

Në 24 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,201 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 284 qytetarë, në këto bashki: 79 raste në Tiranë, 24 raste në Shkodër, 22 raste në Lezhë, 13 raste në Durrës, Fier, 12 raste në Krujë, Kamëz, Kavajë, 11 raste në Korçë, Elbasan,10 raste në Vlorë, 8 raste në Lushnje, 6 raste Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Mat, 3 raste në Mirditë, Himarë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, 2 raste në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Kukës, Has, Kurbin, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Devoll, Berat.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë.