Pas më shumë se një dekade bisedimesh dhe marrëveshjesh, Kosova dhe Serbia janë “rikthyer në lojë” me një plan të ri diplomatik të hartuar bashkë me SHBA e BE-në. Tensionet janë rritur vazhdimisht gjatë muajit të kaluar dhe përfshirja e BE-së në procesin e normalizimit është më e ndërlikuar se kurrë. Ishte 18 mars kur, pas dymbëdhjetë orësh negociatash në Ohër, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell njoftoi se Serbia dhe Kosova kishin arritur një marrëveshje mbi zbatimin e planit të normalizimit të mbështetur nga BE. Pakti përfaqëson momentin e ri historik për një proces qëka zgjatur për më shumë se një dekadë. Gjatë 12 viteve të fundit, ka pasur shumë përpjekje për marrëveshje. Një nga më të rëndësishmet ishte Marrëveshja e Brukselit në 2013. Tani, dhjetë vjet më vonë, ky pakt i ri, mund të ndryshojë lojën. Megjithatë, në 2 muajt e fundit, ka patur një sërë polemikash. Kjo marrëveshje është de facto e njëanshme pasi Serbia nuk e nënshkroi. Për këtë çështje, presidenti serb Aleksandër Vuçiç prezantoi në fund të prillit mundësinë e një referendumi popullor për të ardhmen e marrëveshjes së udhëhequr nga BE. Duke marrë parasysh protestatnë mars me thirrjen “Kosova nuk është në shitje”, kjo mund të jetë një lëvizje e rrezikshme nga Beogradi që mund të përkeqësojë dialogun e ndërlikuar. Nga ana e tij, Brukseli e sheh marrëveshjen si një mjet të rëndësishëm presioni, lidhur me anëtarësimin në BE. Ndaj, ka tre arsye pse është e interesuar të kërkojë zbatimin e saj.

Ballkani si fuçi baruti

Së pari, BE-ja përpiqet të normalizojë marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit për të krijuar një fqinjësi të sigurt, sidomos duke patur parasysh vitin 1999 dhe luftën në Kosovë. Jo më kot Ballkani, që nga Lufta e Parë Botërore, është konsideruar si “fuçia shekullore evropiane e barutit”. Ligji për vendosjen e targave, u bë “kokë” turku për përshkallëzimin e tensionet në kufi. Vera e nxehtë ballkanike kulmoi me vendimin zyrtar të Grupeve Serbe për t’u larguar nga institucionet e veriut të Kosovës në nëntor 2022. Një përshkallëzim i tillë, paralajmëroi Evropën se si konfliktet e zgjatura me intensitet të ulët mund të shndërrohen papritur në luftëra të hapura. Sigurisht e shtyn Brukselin që në mënyrë alarmante të avokojë për një normalizim të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ndikimi rus

Marrëdhëniet historike të Serbisë me Moskën janë përforcuar gradualisht në dekadën e fundit, deri në atë pikë sa vendi refuzoi t’i bashkohej sanksioneve ndërkombëtare si pasojë e luftës në Ukrainë. Një pakt i ri do të përforconte ENP-në e dobët, përballë vendosmërisë së Moskës për të përdorur ndikimin e saj në Ballkan në dëm të Brukselit. Në Serbi, kjo duket se ka ndikuar edhe tek vetë populli, sa i përket integrimit. Në vitin 2022, për herë të parë, sondazhet zyrtare tregon se si qytetarët serbët janë më shumë kundër sesa pro një pranimi të mundshëm në BE. Serbia, gëzon një pozicion politik të favorshëm, jo vetëm nga marrëdhëniet diplomatike që ka me Rusinë, por edhe nga dinamika e fuqisë që buron nga çështjet migratore: të dhënat e UNHCR-së flasin për 130.000 migrantë që kaluan tranzit nëpër Serbi në vitin 2022, “me tremujorin e parë të 2023 që regjistroi numrin më të lartë të mbërritjeve që nga viti 2017 “.

Përfshirja ndërkombëtare e Kosovës

Zgjerimi i BE-së është pjesë e identitetit të saj thelbësor dhe nuk e kursen rastin e Kosovës. Nga ana e saj, Kosova e ka treguar haptazi synimin e saj për t’u bërë një lojtar aktiv në Evropë, nga kandidatura për anëtarësim në BE, deri te mundësia e hyrjes në Këshillin e Evropës. Në këtë linjë, e ardhmja e re për Kosovën përputhet me një ulje të tensionit brenda institucioneve të BE-së lidhur me marrëdhëniet e BE-së me vendin. Pavarësisht këmbënguljes së një blloku armiqësor të shteteve anëtare, Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, në prill, BE liberalizoi vizat për qytetarët kosovarë. Si përfundim, hapja e Brukselit ndaj një riformulimi të Shengenit në vitin 2024 tregon thelbin e Fuqisë Normative të Institucioneve Evropiane, në mënyrë që Prishtina të jetë një partner i ri në Ballkan.