Kosova e ka nisur me barazim këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke u ndalur në një rezultat 1-1 ndaj Moldavisë, në takimin e zhvilluar në Parma.

Dardanët e dominuan takimit, duke u hedhur menjëherë në sulm, por Moldavia ishte e para që shënoi në minutën e 20 me anë të Nicolaescu. Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes shtoi sulmet në drejtim të portës kundërshtare, por Moldavia ishte e ngjeshur e gjitha mbrapa dhe mungesa në sulm e Muriqit e vështirësoi edhe më shumë gjetjen e golit.

Megjithatë, pas shumë përpjekjesh, Kololli gjeti golin në minutën e 71-të, por vetëm kaq, pasi Moldavia vijoi të mbrohet duke marrë një pikë në këtë ndeshje të parë.

Edhe pse doli e pamposhtur dhe luante në transfertë, për Kosovën ishin dy pikë të humbura nga ky takim, dukë pasur parasysh se Moldavia konsiderohet si skuadra më e dobët e grupit, të paktën në letër.

Gjermanisë i ikin 3 pikë nga duart

Edhe pse me dy ekipe të reja në moshë Gjermania dhe Spanja dhuruan spektakël në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Gjermania dhe Spanja e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e parë të kompeticionit europian, të vlefshme për grupin A.

Pjesa e parë e takimit pati raste të shumta dhe vrull nga të dyja anët, por finalizimet ishin të pasakta dhe të dy ekipet u futën në dhomat e zhveshjes me porta të paprekura.

Me fillimin e së dytës gjermanët u hodhën në sulm dhe gjetën golin në minutën e 51 të takimit me Werner. Spanja krijoi shumë, por mund të shihej qartë mungesa e një sulmuesi si Costa apo Torres.

Atëherë kur mendohej se djemtë e Low do të dilnin të fituar nga kjo ndeshje vjen dhe goli i iberikëve në minutën e 96 me Gaya edhe pse arbitri kishte akorduar vetëm 4 shtesë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Ukraina fitoi përballë Zvicrës me rezultatin 2-1.