Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme (2 qershor) dhënien e mandateve për kryetarët e 6 bashkive, si dhe shpërndarjen edhe të mandateve për 8 këshilla bashkiak në vend.

KQZ vendosi dhënien e mandatit për Erion Veliajn kryetar i Bashkisë Tiranë, Emiriana Sako kryetare e Bashkisë Durrës, Pjerin Ndreut kryetari i Bashkisë Lezhë, Sotiraq Filo kryetar i Bashkisë Korçë, Ermal Dredha kryetar i Bashkisë Vlorë dhe Artur Bushi kryetar i Bashkisë Krujë, fitues të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Po ashtu KQZ miratoi shpërndarjen e mandateve sipas rezultatit zgjedhor për subjektet politike të zgjedhjeve të 14 majit për Këshillat Bashkiakë të Bashkive Durrës, Krujë, Pukë, Përmet, Gjirokastër, Memaliaj, Dibër dhe Divjakë.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit shumica e bashkive dhe këshillave bashkisë u fituan nga Partia Socialiste. PS mori 53 bashki , Bashkë Fitojmë 7 bashki dhe bashkia e Finiqit u fitua nga Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen.