Një vaksinë e re anti-Covid low cost po futet në prodhim. Ka një emër provizor ende dhe janë duke nisur testimet klinike tek njeriu në Brazil, Meksikë, Vietnam dhe Tailandë.

Duket premtuese kjo vaksinë e re, shumë më e lehtë për t’u prodhuar, por edhe me kosto shumë më të ulët, gjë që mund të ndihmojë në përshpejtimin dhe plotësimin e procesit të imunizimit të popullsisë botërore.

Bazohet mbi një strukturë të re molekulare duke premtuar një aktivizim të mbrojtjes imunitare shumë më të fuqishëm në krahasim me vaksinat e prodhuara deri më tani.

Është krijuar nga një grup bashkëpunimi mes kërkuesve të Universitetit të Texasit në Austin, shkollës së Mjekësisë në New York dhe disa partnerëve ndërkombëtarë, që kanë interes për të rritur disponibilitetin e vaksinave të destinuara për vendet në zhvillim, deri tani të penalizuar nga blerja e vaklsinave nga vendet e pasura.

Vaksina bazohet mbi një formë të modifikuar dhe shumë më të qëndrueshme të proteinës ‘Spike’ që quhet ‘Hexa Pro’, që duket se nxit një përgjigje imunitare shumë më të fortë në organizëm.

Nga testimet në laborator deri tani ka rezultuar shumë e suksesshme si formulë, dhe nëse verifikohet i njëjti reagim edhe tek njeriu, atëherë mund të prodhohen miliarda doza brenda një viti.