Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gurrë e Vogël në Klos.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në sallat operative të policisë Mat mbërriti një telefonatë se në banesën e viktimës po ndodhte një konflikt në familje. Më pas kanë shkuar forcat e policisë, ku kanë hasur rezistencë nga ana e gruas, e cila nuk e hapte derën.

Y.L. është gjetur i pajetë dhe me shenja dhune në trup, ndërsa në polici janë shoqëruar M. L., dhe vajza e tyre A. L. si të dyshuarat kryesore në vrasje.

Klos

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë. Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç. Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.