Policia e Dibrës njofton se ka proceduar penalisht 15 persona, për krime të ndryshme mjedisore.

Sipas policisë së Dibrës, të proceduarit janë nga gjithë qarku dhe dyshohet se kanë kryer vepra penale që lidhen me krime ndaj mjedisit.

Prej kohësh, në Dibër, por jo vetëm, është ngritur shqetësimi për prerje të pyjeve dhe dëmtim të mjedisit.

Policia thotë se si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, gjatë muajit gusht, kanë evidentuar dhe goditur 15 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

L.R., banues në Bulqizë; XH. H., H. Ç., R. K., A. K., A. Ç., banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit:

B.M., A. M., A. A., banues në Bulqizë; G I., SH. G., A. B., banues në Dibër; I. C., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e Mat, për veprime të mëtejshme.