Eshtë konfirmuar që kryemnistri Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së, do udhëtojë drejt Minskut për t’u takuar me Lukashenkon.

Instancat e BE-së kanë dhënë “dritë jeshile” që për zgjidhjen e krizës bjelloruse të ndërhyrjë dhe OSBE, gjë të cilën e ka propozuar Rama.

Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato“, thuhet në një deklaratë të Këshillit Europian.

Më pas erdhi deklarata e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila tha se

“ne jemi gati që të përfshihemi ne të gjitha format e ndryshme që të lehtësojmë tranzicionin paqësor demokratik në Bjellorusi. Ne mbështesim hapjen e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Dhe ka mbështetjen e fortë të OSBE-së. OSBE është duke kërkuar mënyra që të lehtësoj dialogun në Bjellorusi. Bjellorusia është anëtare e OSBE. Bjellorusia është anëtar i OSBE. Kjo nuk kërkon shumë ndërhyrje, por hapjen e kanaleve te komunikimit brenda Bjellorusisë”.

Kriza bjelloruse shpërtheu pas një vale protestash, pasi rezultatet e zgjedhjeve nxorrën sërish fitues Lukashenkon, i cili udhëheq që nga viti 1995.

BE nuk pranon t’i njohë zgjedhjet.