Andrea Pirlo mbetet favorit për stolin e Barcelonës. Ndërsa trajneri Ronald Kuman do të ketë provën vendimtare këtë të shtunë përballë Atletico Madrid.

Presidenti Laporta është gati të emërojë ish-trajnerin e Juventus, nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë keq. Mediat spanjolle tregojnë se ish-maestro i mesfushës i kujton numrit një të klubit blaugrana, Frenk Rajkard, holandezin e mirënjohur, i cili u emërua në stolin e Barças në vitin 2003 dhe me profilin e një trajneri pa shumë eksperiencë, fitoi Champions League brenda tre viteve.

Edhe Çavi Hernandez është kandidat potencial për drejtimin e skuadrës, ndërsa Roberto Martinez dhe Antonio Konte kanë më pak shanse.