Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe drejtuesi i presidencës së radhës së OSBE-së ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit Genc Pollo, se Rama nuk ka kredencialet e duhura për t’i ofruar dialog dhe zgjidhje situata në Bjellorusi.

“Në Minsk, OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve”, shkruan Rama në Tëitter, duke theksuar se BE-ja si e tërë e disa shtete kryesore të saj e kanë mbështetur nismën e Shqipërisë dhe po punojnë ngushtësisht, prej ditësh për ta mundësuar misionin atje.

“Shqipet në fjalë hedhin glasa mbi Shqipërinë nga lartësia e padijenisë së tyre!” shton më tej Rama.