Monika Kryemadhi nuk i ka kursyer thumbat për kryeministrin Rama edhe kur i është kërkuar të krahasojë politikanët shqiptarë me kafshë të ndryshme.

Gjatë një interviste për Top Albania Radio, kryetarja e LSI-së tha se Rama ngjan me kunadhen (dhelprën) sepse del vetëm natën.

“Ramën do ta krahasoja me shqarthin ose siç i thonë tjetër kunadhe, sepse është një kafshë që del vetëm natën. Berisha është bishë siç thotë dhe Bes Kallaku për të.

Për Metën do zgjidhja luanin ndërsa për Bashën…ja të mendohem pak… është një kafshë hollandeze, mendoj kaprolli se ecën shpejt.”

E pyetur për veshjen e kryeministrit Rama, që shpesh herë tërheq vëmendje për natyrën e pazakontë, Kryemadhi u shpreh se nuk i pëlqente pasi nuk i tregonte format.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Çfarë mendimi keni për veshjen e Ramës?

Monika Kryemadhi: Nuk më pëlqen, sepse vishet me çitjane. Burrit duhet t’i duken pak format.

Pyetje: Po pse kanë burrat forma?

Monika Kryemadhi: Po kanë nga mbrapa, siç kanë femrat parakolpin dhe prapakolpin, dhe burrat kanë.