Monika Kryemadhi, publikoi e para listën e kandidatëve për deputetë të LSI për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit.

Në tre qarqe do të jetë vetë zonja Kryemadhi që do të kryesojë listën, ndërsa në qarqet e tjera ajo është kujdesur për të vendosur njerëz besnikë.

Zonja Kryemadhi ka zgjedhur të rrezikojë me persona me profil të ulët publikë, por besnikë ndaj saj dhe LSI, duke shmangur shumë figura që në fakt mund të sillnin rezultat më të mirë për partinë.

Në Tiranë, Elbasan dhe Fier listën e kryeson vetë zonja Kryemadhi, në Durrës Elona Guri, në Berat Ardit Çela, në Vlorë Luan Rama, në Korçë Endrit Braimllari, në Shkodër Agron Çela, në Gjirokastër Vangjel Tavo, në Dibër Hajri Laçi, në Lëzhë Viktor Tushaj dhe në Kukës Erblin Bulica.

Bie në sy është fakti se nuk ka asnjë figurë të re si prurje të zonjës Kryemadhi, dhe asnjë figurë publike të shoqërisë civile.

Ajo që është e sigurt nga kjo listë është fakti se pavarësisht rezultatit, Kryemadhi deputetët e rinj do t’i ketë me vete si në pushtet edhe në opozitë./Vala-news.com

 

Listën e plotë mund ta lexoni KETU