Kaja Kallas do të hyjë në histori si kryeministrja e parë grua e Estonisë që kur vendi fitoi pavarësinë në 1991-shin.

Cila është 43 vjeçarja e imët dhe me rreth 5 milion euro pasuri? Beqare dhe pa fëmijë.

Pothuaj pa detaje rreth jetës private edhe pse në politikë nuk është e lehtë t’i rezistosh skrutinizimit. Kaja duket se ia ka dalë ose ndoshta nuk e ka një të tillë dhe është martuar me karrierën e saj. Këtë herë edhe me vendin e saj, Estoninë.

Avokate në profesion, por edhe e bija e një politikani, i ati ka qenë kryeministër më herët gjatë viteve 2002-2003.

Veç ADN-së dhe influencave të familjes çfarë e ngriti 43-vjeçaren në majën e politikës. Sa luajti rol fati dhe sa lëvizjet e duhura politike?

43-vjeçarja Kallas ka premtuar të rivendosë reputacionin e kombit Baltik, pas dy viteve të trazuara në të cilat një parti e ekstremit të djathtë ishte pjesë e qeverisë së vendit pir edhe pas kolapsit për shkak të një skandalinkorruptiv.

Partia e Reformës, të cilën ajo drejton, fitoi më shumë vota në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019, por nuk ishte në gjendje të formonte një qeveri, si rivale Partia e Qendrës në vend zgjodhi EKRE e ekstremit të djathtë dhe një parti tjetër të krahut të djathtë për të formuar një koalicion të diskutueshëm, me Juri Ratas të Qendrës si kryeministër.

Kush është kyeministrja Kaja Kallas?

Ajo ka lindur në Talin më 18 qershor 1977 dhe është vajza e Siim Kallas, i cili shërbeu si Kryeministri i 14-të i Estonisë dhe më vonë ishte Komisioner Evropian.

Kallas u diplomua në Universitetin e Tartu më 1999 me një Bachelor në Drejtësi. Nga 2007-ën, ajo ndoqi Shkollën e Biznesit Estonez, duke marrë një diplomë Master Administrim Biznesi në Ekonomi në 2010-ën. Kallas u bë anëtare e Shoqatës së Avokatëve të Estonisë më 1999 dhe Avokate në 2002-shin.

Ajo u bë partnere në firmën ligjore Luiga Mody Hääl Borenius dhe Tark & Co dhe punoi si trajnere ekzekutive në Shkollën Estoneze të Biznesit. Ajo ishte gjithashtu anëtare e Aleancës Evropiane të Antitrustit. Në vitin 2011 Kallas u vendos në statusin joaktiv si anëtare e Shoqatës së Avokatëve të Estonisë.

Në vitin 2010, Kallas vendosi të bashkohej me Partinë e Reformës Estoneze. Ajo kandidoi për Parlamentin e Estonisë në 2011, duke marrë 7,157 vota. Ajo ishte anëtare e Parlamentit të 12-të të Estonisë dhe kryesoi Komitetin e Çështjeve Ekonomike nga 2011-ta në 2014-ën.

Në zgjedhjet e vitit 2014, Kallas garoi për Parlamentin Evropian dhe mori 21,498 vota dhe shërbeu në Komitetin e Industrisë, Kërkimit dhe Energjisë. Ajo ishte nënkryetare e Delegacionit në Komitetin Parlamentar të Bashkëpunimit BE – Ukrainë si dhe anëtare e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare Euronest dhe Delegacionit për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Kallas po ashtu ishte anëtare e Parlamentit Evropian në Grupin e Agjendës Dixhitale dhe një Nënkryetare e Ndër-Grupit Rinor.

Gjatë kohës së saj në Parlament, Kallas punoi në strategjinë e Tregut Unik Dixhital, politikat e energjisë dhe konsumatorit, si dhe në marrëdhëniet me Ukrainën.

Ajo ishte mbështetëse e inovacionit dhe thekson shpesh se rregulloret nuk mund dhe nuk duhet të pengojnë revolucionin teknologjik.

Në politikën kombëtare më 13 dhjetor 2017, lideri i Partisë së Reformës Hanno Pevkur njoftoi se nuk do të kandidonte më për kryesimin e partisë dhe sugjeroi që Kallas të kandidonte në vend të tij.

Pas propozimit, Kallas njoftoi se do të pranonte ftesën për të garuar në zgjedhjet për kreun e partisë.

Më 3 Mars të 2019-ës, Partia e Reformës, e udhëhequr nga Kallas, fitoi zgjedhjet e përgjithshme me rreth 29% të votave, me Partinë Qendrore Estoneze që mori 23% të votave.

Në janar 2021, pas dorëheqjes së Jüri Ratas si Kryeministër, Kallas formoi një qeveri të udhëhequr nga Reforma, me Partinë e Qendrës duke e bërë gruaja e parë Kryeministre në historinë e Estonisë.

Ajo e ka cilësuar ekuilibrin gjinor si një faktor të rëndësishëm në kabinetin e ri, me shumë gra të emruara në postet kryesore, duke përfshirë Ministrinë e Financave dhe atë të Jashtme.

Estonia tani është një nga disa vendet ku edhe kryetari i shtetit dhe i qeverisë janë gra, megjithëse mandati pesë-vjeçar i presidentes Kaljulaid do të përfundojë këtë vit dhe ajo ende nuk ka njoftuar nëse do të kërkojë një mandat tjetër.

Për sa i takon jetës së saj private nuk ka shumë informacion, por aktualisht është beqare dhe nuk ka fëmijë.

Në media shkruhet se pasuria e saj neto është rritur ndjeshëm në vitin 2018-19, ndërkohë në 2020-ën përllogaritet të jetë deri në 5 milionë dollarë.