Nga Ilir Aimehmeti

Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore te Shëndetësisë, kur deklaroi pandeminë sqaroi edhe që:

Nëse shtetet hetojnë, testojnë, trajtojnë, izolojnë, gjurmojnë dhe mobilizojnë personelin e tyre (në përgjigjen ndaj infeksionit), shtetet me pak raste COVID-19 mund të evitojnë që ato raste të kthehen në grupe dhe që ato grupe të kthehen në transmetim komunitar…

OBSH nuk ka një përkufizim specifik për transmetimin në grup (cluster transmissions). Ky përkufizim mund të përdoret për të përshkruar infektime që janë shumë të përqendruara në një lokalitet të kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit të ngushtë profesional ose shoqëror.
Në këto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund të gjurmohet prapa. Sipas OBSH-së: “Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftësia për të lidhur gjurmët e rasteve të konfirmuara përmes zinxhirit të transmetimit për një numër të madh të këtyre rasteve.”

Pra, përmes një thjeshtimi epidemiologjik mund të themi se në gjuhen e semaforit:

 E gjelbër – Raste sporadike me COVID-19 ose aspak raste

E verdhe – Grupe rastesh me COVID-19

E kuqe – Transmetim komunitar i COVID-19

Sipas Raportit të situatës nr. 195 të OBSH (2 Gusht 2020), të bashkëngjitur:

Shqiperia – Grupe rastesh
Maqedonia e Veriut – Grupe rastesh
Mali i Zi – Grupe rastesh

Kosova – Transmetim komunitar
Serbia – Transmetim komunitar
Bosnje-Hercegovina – Transmetim komunitar

Po ashtu, si grupe rastesh paraqiten edhe vendet e BE-së fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia

Pra, shtetet me grupe rastesh janë ende epidemiologjikisht në gjendje që të evitojnë përkeqësimin e situatës duke:

Ruajtur distancën fizike (2 metra).
Ruajtur higjienën e rregullt te duarve.
Mbajtur maskën nëse nuk ruhet dot distanca fizike.

Kujdes të madh Kosovës sepse situata ka dalë jashtë kontrollit epidemiologjik