Në llogarinë e saj, Sara Hoxha ka vendosur së fundmi të bëjë një “ask question” për ndjekësit. Këta të fundit kanë pasur mundësinë të pyesin Poem, megjithatë një prej pyetjeve më të përsëritura dhe që i ka bërë shumë përshtypje Sarës ka qenë ajo se cilin nga prindërit do më shumë Poem.
“Po talleni ju?”, ka shkruar Sara krah pyetje të shumta me të njëjtin kontekst, që e kanë habitur jo pak. Kjo pyetje është përkufizuar prej shumë kohësh nga mjekë pediatër dhe psikologë se nuk duhet t’i bëhet asnjë fëmije, ndonëse në 2021 në llogarinë e Sarës ka ende individë që nuk e kanë si informacion.