Një bashkëpunim i pazakontë muzikor erdhi këto ditë nga Brazili, ku legjenda e futbollit Pele dhe dyshja e kitarës meksikane Rodrigo & Gabriela regjistruan këngën “Acredita No Veio” (Dëgjo plakun).

Kënga u shkrua nga Pele në vitin 2005 me muzikantin brazilian Ruri Duprat, por ajo vetëm tani ka fituar shprehje të vërtetë muzikore.

Nuk doja që publiku ta barazonte Pele futbollistin me Pele kompozitorin. Kjo do të ishte një padrejtësi e madhe – në futboll, talenti im është një dhuratë nga Zoti, ndërsa muzika është vetëm për argëtim – thotë i madhi Pele.

Ai thotë se këngën e shkruajti bazuar në kujtimet e tij ndërsa luante në Santos:

“Trajneri na thoshte kur humbim se është faji i lojtarit, dhe kur fitojmë është për shkak të magjisë së zezë. Kënga erdhi si një shaka me të gjitha.

Ai u takua me Rodrigo dhe Gabriela përmes një miku të përbashkët, Jorge Berlange, dhe dyshja e famshme e kitarës meksikane nuk e fsheh se ata janë tifozë të mëdhenj të futbollit.

Kënga u promovua kur Pele mbushi 80 vjeç, më 23 tetor.