Kryeministri ynë Edi Rama, në kërkim të një protagonizmi absurd, me ndihmën e administratës shtetërore e një rrepisti si Noyzi, ia doli të sigurojë dhe t’i gëzohet një pritjeje butaforike tek emigrantët tanë në Greqi.

 

Si një star i karikaturës së politikës shqiptare, Edi Rama duket sikur e kapi tregun e tij elektoral për interesa personale, pavarësisht se realiteti për shqiptarët e Greqisë, pas benzinës nacionaliste që hodhi me bujari atje, i ngatërroi edhe më tepër tensionet politike.

(Nëpunës të administratës në Athinë)

Mediat e shumta shqiptare që Rama, bashkë me adminitratën i transportoi me vete në Athinë, mund t’i bien borive dhe ta paraqesin Ramën si “përfaqësues të heroit që ngriti lart dinjitetit e diasporës”, por realiteti për shqiptarët e Greqisë është krejt tjetër. Me shoun në Athinë, kryeministri ynë kërkoi dhe u rekomandoi bashkatdhetarëve ta gjejmë kuptimin e jetës nëpër një guzhinë nacionaliste dhe tek tekstet e këngëve të Noyzit. Se vetëm Noyzi të tregon se “si mund të blesh një Ferrari brenda muajit, pa punuar asnjë ditë”…

Por, kur të pushojnë boritë mediave të Ramës dhe daullja e Nozit, do të mbetet pyetja: A solli ndonjë ndryshim në realitetin e shqiptarëve ky spektakël i Rama-Noyzit në Athinë? A do të zgjidhen problemet e vjetra në këmbët e diasporës? Apo, gjithçka ndodhi në Athinë dhe pritet të ndodhë këto ditë në ca qytete të tjera të Evropës, ishte një akt vetëm për të tërhequr vota për vete e qeverinë e tij të korruptuar në zgjedhjet e ardhshme?

_____

‍Përtej humorit:

Në këtë shkrim të Qiftit duhet vlerësuar kritika ndaj kryeministrit Edi Rama për përfitime personale elektorale dhe për shfrytëzimin e një rrepi si Noyzi për të siguruar pritje butaforike tek emigrantët shqiptarë në Greqi.

Gjithashtu, shkrimi i Qiftit reflekton skepticismën ndaj ndikimit të këtij spektakli në zgjidhjen e problematikave të diasporës shqiptare dhe nëse është një veprim i sinqertë apo thjesht për të fituar vota në zgjedhjet e ardhshme.

Shoku i Qiftit