Bora ka studiuar në Mbretërinë e Bashkuar. Më pas ajo rriti të pranohet në një nga universitetet më prestigjioze të Europës; “London School of Economics” (LSE).

Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj që studiuan e u diplomuan në perëndim për tu integruar atje më pas në tregun e punës, Bora mori vendimin të rikthehej në Shqipëri.

Çfarë ka deklaruar Bora Muzhaqi për jetën e saj: “Kam lindur në Elbasan më 11 Mars 1990. Rrugëtimi im akademik ka qenë sa i bukur aq edhe sfidues, duke e nisur me shkollën fillore Naim Frashëri në Elbasan, me Kolegjin “Turgut Ozal” në Tiranë ku fitova të drejtën e studimeve dhe mbështetjen e një burse, për të vazhduar më tej me sfidën time më të madhe akademike, atë të studimeve në Angli, ku përfundova gjimnazin Cambridge Arts and Sciences dhe më pas, fal rezultateve të larta, arrita të pranohem në një nga universitetet më prestigjoze jo vetëm në Angli, por edhe në rang botëror, në London School of Economics. Studimet në nivel Master i kam përfunduar në Hults International Business School, ku edhe u përzgjodha për një bursë për Drejtuesit e Rinj të së ardhmes.

Pas përfundimit të studimeve, gjendur mes dy zgjedhjeve shumë të vështira, atë të krijimit të karrierës dhe jetës në Mbretërinë e Bashkuar apo rikthimit në Shqipëri, zgjodha të dytën. Pas disa përpjekjesh dhe aplikimesh, arrita të pranohem në një kompani ndërkombëtare si PriceËaterhouse Cooper, duke i ngjitur një nga një shkallët e karrierës brenda një sistemi shumë rigoroz. Vijova eksperiencën në fushën e konsulencës së taksave pranë Ernst & Young dhe më pas guxova t’i përgjigjem thirrjes së BERZH për t’u angazhuar si mbështetëse në Kabinetin e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Pas një procesi tejet rigoroz, ia dola të përzgjidhem dhe sot vazhdoj angazhimin tim në mbështetje të biznesit dhe sipërmarrjeve të reja.

Duke punuar pranë këtij kabineti, pata fatin të drejtoj procesin e hartimit të një ligji për startup-et inovative dhe gjithë puna në këtë drejtim më bëri të kuptoj se kjo është fusha ku unë do të doja të përqendrohesha në të ardhmen. Në ndihmë të biznesit, në ndihmë të sipërmarrjes dhe në mbështetje të të rinjve të cilët kanë ide dhe dëshirë për të sjellë në zbatim projekte inovative”.