Kuvendi do të miratojë të hënën emërimin e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Në 31 dhjetor, Presidenti Ilir Meta dekretoi Xhaçkën si Ministre të Jashtme dhe Peleshin si ministër të mbrojtjes.

Xhaçka dhe Peleshi u propozuan nga kryeministri Edi Rama të mërkurën për të drejtuar këto ministri.

Ky vendim i Ramës erdhi pas dorëheqjes së zëvendës ministrit Gent Cakaj.