Fillimi > -Politikë
Kuvendi nuk humb kohë, miraton rritjen e pagave për deputetët e ministrat
25 Maj, 2023 14:45KuvendiMadhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

Kuvendi ka miratuar sot rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozitës, por edhe të vetë kryeministrit Edi Rama, pr/ligji është votuar me shumicë të thjeshtë votash.

Mësohet se nga 101 deputetët e pranishëm, 95 prej tyre votuan pro këtij projektligji, ndërsa 3 kundër, 0 abstenime. Në të njëjtën kohë 5 deputetë ishin të pranishëm në sallë, por refuzuan që të votonin dhe 39 të tjerë munguan, përfshi këtu dhe kryeministrin Edi Rama.

Pagat Ishte Behet
Presidenti 257.000 lekë 425.000 lekë
Kryeministri
Zv.Kryeministri 187.000 lekë 330.000 lekë
Kryetari I Kuvendit 229.000 lekë 393.125 lekë

Ministri 175.000 lekë 318.750 lekë

Deputeti 157.000 lekë 310.250 lekë.

RRITJE PAGE PER ADMINISTRATEN
Përveç pagave të deputetëve dhe ministrave, do të rriten dhe rrogat e të gjithë administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do të përfitojnë 130 mijë punonjës. Pagat do të rriten gjate këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ku parashikohet që rroga mesatare të arrijë në 900 euro.

Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat ne komision për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave. Reforma ka një kosto totale prej 39 miliard lekësh.