Rusia ka thënë se mund të braktisë marrëveshjen që zhbllokon eksportet e grurit nga portet e Ukrainës nëpërmjet një korridori të sigurt në Detin e Zi.

“Nëse nuk ka përparim pozitiv në heqjen e barrierave për eksportet ruse të grurit dhe plehrave, ne do të vlerësojmë nëse kjo është një marrëveshje e nevojshme” – tha ministri i jashtëm rus Serghei Lavrov gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun turk, Mevlut Cavusoglu në Ankara.