Ish-portieri legjendar i Real Madrid, Iker Casillas ka habitur jo pak me deklaratën më të fundit.

Spanjolli ka deklaruar publikisht se është gay dhe ka kërkuar respekt. Ndërsa ka marrë menjëherë mbështetjen edhe të një legjende si Carles Puyol i cili thekson se ka ardhur koha që ish-gardiani të tregojë historinë e jetës së tij.

Casillas bëhet edhe i pari ish-lojtar i profilit të larë që tregon haptazi se është gay.

Një lajm sensacional pa diskutim duke qenë se më herët Casillas ishte edhe i lidhur me gazetaren e famshme, Sara Carbonero, por që u nda disa kohë më parë dhe mesa duket tashmë arsyeja tashmë është zbuluar.

Iker Casillas dhe ish e dashura Sara Carbonero