Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër në Romë, ministrja Olta Xhaçka do të zyrtarizojë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

“Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithë atyre që punuan me durim për të arritur këtu.

Tani ecim përpara me marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, qytetarë shembullorë që nderojnë miqësinë vëllazërore midis Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar shumë dhe duke kontribuar në ekonominë italiane për shumë vite tani”, shkruan Rama në Facebook.

?⚪️?⚫️ LAJM I MIRË

Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në…

Posted by Edi Rama on Wednesday, 10 March 2021