Një tërmet i fortë ka rënë këtë të mërkurë në Greqi.

Të dhënat e para nga Qendra Europiane Mesdhetare e Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter dhe me epiqendër në Larisa.

Lëkundjet u ndjenë në orën 12:16 minuta me orën lokale. Nuk dihet ende nëse ka dëme, apo të lënduar në njerëz.

Tërmetet në Europë, lëkundje edhe në Kroaci e Islandë gjatë ditës së sotme

E gjithë java ka qenë e ngarkuar me aktivitet të lartë sizmik në Europë dhe kryesisht në Ballkan.

Përveç tërmetit që goditi Larisën në Greqi paraditen e të mërkurës, me magnitudë 6, i shoqëruar me disa pasgoditje të magnitudave 4 deri në 4,9, aktivitet sizmik ka pasur në disa vende të tjera të Ballkanit.

Mëngjesin e sotëm lëkundje me magnidutë 4,1 janë ndjerë në Kroaci, ndërsa javën e kaluar, ka pasur tërmete në Rumani (më 27 shkurt, i magnitudës 4,1, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në Moldavi, Bullgari, Rumani dhe Ukrainë).

Në Shqipëri, lëkundjet e fundit u regjistruan mëngjesin e 24 shkurtit, në zonën e Durrësit, të magnitudës 3,2 dhe 3,5.

Në Europë, duket se Islanda ka qenë vendi më i përfshirë nga tërmetet, me disa lëkundje të magnitudës 4 brenda 24 orëve të fundit, me e madha 4,7.