Tre gola dhe tri pikë në fushën e Selltikut. Milani zgjat serinë e fitoreve mes Ligës së Europës dhe kampionatit. Skuadra funksionon dhe këtë e tregoi sërish me një ritëm të lartë loje, pak rreziqe në mbrojtje dhe efikase në sulm. Trajneri Pioli hodhi në fushë nga minuta e parë Dalot, Kruniç, Tonali dhe Diaz, të cilët vërtetuan se ka pak difrenca mes formacionit dhe stolit.

Milani shënoi me Kruniç, pas një krosi perfekt të Kastilejo. Ibrahimoviç, titullar edhe në këtë ndeshje, ndihmon në mbrojtje dhe lidh aksionet, por në zonë duket pak. Brahim Diaz dyfishon me një diagonale të bukur. Milani ruan kontrollin e lojës, por Eliounousi me kokë rihap ndeshjen. Gjithsesi, kuqezinjtë kanë përqendrimin e duhur në mbrojtje, të udhëhequr nga Kjaer dhe Romanjoli. Në fundin e ndeshjes ka vend edhe për Hauge, i cili, në ndeshjen e dytë si kuqezi, shënon golin e tretë dhe siguron fitoren e Milanit, që i bën një nisje shumë të mirë fazës në grupe të Ligës së Europës.

Bajer Leverkusen feston fitoren e thellë ndaj Nicës. Gazeta Si, 23 tetor 2020

Në xhiron e parë të ndeshjeve në grup bie në sy fitorja e thellë e Bajer Leverkusen ndaj Nicës, me rezultatin 6-2. Po ashtu, një start pozitiv kanë bërë skuadrat angleze, ku Totenhemi, Arsenali dhe Leiçesteri nuk kanë toleruar aspak dhe kanë hipotekuar tri pikët e para. Nga futbollistët e Kombëtares, Marash Kumbulla ishte protagonmist, duke i dhënë fitoren Romës me një gol të shënuar me kokë. Napoli i Hysajt u mund në fushën e tij nga Alkmari, duke bërë një paraqitje shumë të dobët. Hysaj ishte titullar në këtë ndeshje.

Ja dhe rezultatet e të gjitha ndeshjeve:
Cska Sofje-Kluzh 0-2
Jang Bojs-Roma 1-2
Dundalk-Molde 1-2
Rapid Vjenë-Arsenal 1-2
Bajer Leverkusen-Nice 6-2
Hapoel Ber Sheva-Sllavia Pragë 3-1
Leh Poznan-Benfika 2-4
Standard Liezh-Rajnxhërs 0-2
PAOK-Omonia 1-1
PSV-Granada 1-2
Rijeka-Real Sociedad 0-1
Napoli-Az Alkmar 0-1
Leiçester-Zorja 3-0
Braga-AEK 3-0
Selltik-Milan 1-3
Sparta Pragë-Lile 1-4
Vilarreal-Sivaspor 5-3
Makabi Tel Aviv-Karabag 1-0
Ludogorets-Antverp 1-2
Totenham-Lask Linz 3-0
Volfsberger-CSKA 1-1
Dinamo Zagreb-Fejnord 0-0
Liberec-Gent 1-0
Hofenheim-Crvena Zvezda 2-0