“Futbolli është një lojë e thjeshtë, ku 22 burra vrapojnë mbas topit për 90 minuta…
Në minutën e 82-të Gjermanët humbin një lojtar… Në minutat e mbetura, mbas topit vrapojnë 21 vetë dhe, në fund, përsëri ata fitojnë.” – ka thënë dikur për Gjermaninë e suksesshme në futboll ish futbollisti i famshëm anglez dhe tashmë free lance gazetar Gary Lineker…
Ditët e fundit 62 vjeçari Lineker kritikoi qeverinë britanike lidhur me politikat e emigracionit…, duke i krahasuar ato me atë të Gjermanisë së viteve ’30.
Për këtë deklaratë, BBC e pezulloi atë nga prezantimi i programit të tij ‘Match of the day’.
Ky vendim u pasua nga një varg dorëheqjesh. Ish futbollistët e famshëm Ian Wright dhe Alan Shearer refuzuan të marrin pjesë në program pa Linekerin.
Por, pas dy ditë presionesh nga opinioni publik, si edhe nga vetë qeveria britanike, BBC u tërhoq…
Dhe në fund fitoi Linekeri…
Shënuesi më i mirë i Kupës së Botës në Botërorin e vitit 1986 “i shënon gol” BBC…
Nga Saimir Z. Kadiu