Portreti gjigand i Lionel Mesit tashmë do të jetë pjesë e një prej fasadave të pallateve në kryeqytet.

Muralja e Mesit po realizohet nga artisti argjentinas me famë botërore Maximiliano Bagnasco në një nga fasadat e godinave të reja të Konvikteve tek Farmacia 10 në kryeqytet.

Maximiliano Bagnasco është një emër i njohur në fushën e artit, ndërsa ka dhe rreth 300 mijë ndjekës nga e gjithë bota. Në Itali ai njihet për muralen gjigande me portretin e Maradonës në Napoli teksa pushtoi faqet e gjithë mediave ndërkombëtare.

“Mural Fest Tirana” është një nga aktivitetet më të veçantë që zhvillohet në kryeqytet si nismë e Drejtorisē së Dekorit nga Bashkia e Tiranës dhe kuruar nga Shoqata Kulturore VIZ-art.

Vitet e fundit në Tiranë, në fasadat e mureve në disa rrugë janë realizuar murale, të cilat i japin pamje tjetër godinave.