Autoritetet italiane dhe ato shqiptare ekzekutuan 28 urdhër-arreste për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe korrupsion. Kreu i SPAK, Arben Kraja, tha se mes te arrestuarve ka zyrtarë të lartë, prokurorë dhe përfaqësues të pushtetit lokal, ndërsa janë sekuestruar miliona euro asete.

Mes të arrestuarve janë edhe dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ata janë Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku.

Në pranga janë vënë edhe zyrtarë publikë që sipas SPAK në disa raste kanë qenë pronarë të drogës dhe kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Pulias të kryhej me siguri të plotë.

Gjykata ka vendosur që të lerë në arrest shtëpie Prokurorin e Vlorës, Maksim Sota. E njëjta masë është vendosur për ish-nëndrejtorin e Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla, si dhe Festim Lelajn, një ish-oficer policie i arrestuar edhe më herët për trafikim lëndësh narkotike në drejtim të Italisë. Masë “arrest shtëpie” është dhënë edhe për Artur Krasniqin.

Personat e arrestuar në operacionin e koduar “Shpirti”:

1-Aleks Mema

2-Jovan Memaj

3-Aleksandër Nexho

4-Shkëlzen Kamberi

5-Benard Tahiraj

6-Marenglen Çaçi

7-Erind Hysomemaj

8-Klajdi (Ademi) Hysomemaj

9-Elton Kushi

10-Erion Hoxhara

11-Çezar Gjomemo

12-Saimir Kurti

13-Malton Lleshi

14-Shkëlzen Daci

15-Eltjon Bregasi

16-Paul (Agustin) Deda

17-Hekuran Marku

18-Hamit Seferi

19-Leonidha Seidiaj

20-Ilir Gaba

21-Luan Zylyftari

22-Geri Zylyftari

23-Erlind Zylyftari

24-Artan Zylyftari

25-Artur Krasniqi

26-Ilirjan Balla

27-Maksim Sota

28-Festim Lelaj