Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përpiluar një listë të gjatë, në të cilën tregon shtetet ku mund të udhëtojnë qytetarët shqiptarë dhe rregullat, që duhet t’i ndjekin.

Greqi- Qytetarët shqiptarë me pasaportë shqiptare nuk mund të udhëtojnë drejt Greqisë deri në datën 31 gusht. Gjithashtu, në fluturimet nga Tirana në Athinë kërkohet test negativ i Covid (nga data 7-31 gusht), ndërsa në kufirin tokësor (Kakavijë dhe Kapshticë) testi negativ do të kërkohet duke filluar nga data 17 gusht.

Gjermani- Sipas Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, pas hyrjes në këtë shtet nga një zonë rreziku, në të cilën përfshihet edhe Shqipëria, udhëtarët  duhet të ndjekin këto rregulla.

-vazhdojnë direkt në destinacionin e tyre pas hyrjes në Gjermani

-izolohen në shtëpi ose në një akomodim të përshtatshëm

-me email ose telefon të njoftojnë autoritetin kompetent, si rregull, Ministrinë e Shëndetësisë në zonën e vendbanimit / akomodimit në landin përkatës.

Autoritetet gjermane kanë njoftuar se shumë shpejt kushdo që arrin në Gjermani nga një zonë e rrezikut do t’i kërkohet t’i nënshtrohet një testi COVID-19. Por, kjo masë mund të ndryshojë nga Landi në Land, ndaj udhëtarët duhet të kontrollojnë faqet zyrtare për t’u njohur me informacionet e fundit.

Spanjë- Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë për në Spanjë, por me disa rregulla. Ata duhet t’u përmbahen kritereve të mëposhtme, ndërsa deri tani nuk aplikon regjim karantine për qytetarët shqiptarë:

-Kur kanë leje qëndrimi të vlefshme

-Kur kanë arsye esenciale, të cilat justifikojnë qëllimin e ardhjes.

Spanja nuk aplikon, deri tani, regjim karantine për shtetasit shqiptarë.

Mbretëri e Bashkuar dhe Irlandë- Në këto dy shtete mund të hyjnë nga Shqipëria shtetasit e këtyre vendeve (Irlandë dhe MB) dhe të gjithë shtetasit e tjerë, përfshirë ata shqiptarë, të cilët kanë leje qëndrimi në këto vende. Por, ndryshe nga disa shtete të tjera, Mbretëria e Bashkuara dhe Irlanda aplikojnë masën e karantinës dy javore.

Zvicër- Aktualisht shtetasve shqiptarë nuk u lejohet lëvizja, me përjashtim të rasteve të veçanta si: emergjencat shëndetësore, familjarë të shtetasve zviceranë apo atyre me rezidencë në Zvicër.

Ndryshe paraqiten rregullat për ata persona, të cilët kanë të drejtë udhëtimi në Zvicër.  Kjo kategori, e cila mund të këtë qenë në Shqipëri për arsye pune apo për turizëm, nuk e ka për detyrë t’i nënshtrohet regjimit të karantinës.

Austri- Momentalisht shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë drejt Austrisë dhe situata nuk premton për një rihapje të shpejtë. Austria lejon transitin si dhe udhëtimin e shtetasve shqiptarë që janë të pajisur kanë leje qëndrimi në Austri ose në një nga Vendet Shengen (por jo nëse vijnë nga Suedia, Spanja, Portugalia).

Sipas MEPJ-së së Shqipërisë, shtetet si Franca dhe Portugalia nuk lejojnë udhëtimin drejt tyre të shtetasve shqiptarë të cilët nuk janë të pajisur me vizë D të vlefshme apo me leje qëndrimi në këto 2 vende. Nga kjo masë bëjnë përjashtim vetëm diplomatët, vizitat zyrtare dhe punonjësit e transportit apo stafet mjekësore dhe ato humanitare.

Mali i Zi- Në këtë vend shqiptarët mund të hyjnë duke paraqitur testin negativ të COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë.

Në Kosovë dhe në Maqedoni e Veriut shqiptarët mund të udhëtojnë pa asnjë detyrim karantinimi apo testi negativ për Covid-19.

Suedia, Finlanda, Norvegjia dhe Islanda në vijim të Rekomandimeve të Këshillit të BE, për shtetet anëtare të BE, kanë vendosur zgjatjen e përkohshme të ndalimit të hyrjeve në EU nëpërmjet këtyre vendeve për shtetet jashtë BE/ZEE, përkatësisht:

Suedi: Vendimi për kufizimin e hyrjes është shtyrë deri më 31.08.2020. Nuk zbaton masën e karantinës.

https://www.regeringen.se/artiklar/2020/03/information-om-uds-arbete-med-anledning-av-coronaviruset/

Finlandë: Vendimi për kufizimin e hyrjes është shtyrë deri më 08.09.2020. Është vendosur testimi i detyrueshëm në të gjitha pikat kufitare të hyrjes. Për ata që vijnë nga zona me rrezikshmëri të lartë do të ketë edhe karantinim.

https://www.raja.fi/current_issues/guidelines_for_border_traffic

Norvegji: Vendimi për kufizimin e hyrjes është shtyrë deri më 01.10.2020. Zbatohet karantina për personat që vijnë nga zonat me rrezikshmëri të lartë, sipas hartës së publikuar nga ata, përfshirë edhe Shqipërinë.

https://www.regjeringen.no/no/aktuelt/reiserad_forlenges/id2724431/ ​

Holandë

Holanda (NED) nuk i ka hapur ende kufijtë me shtetasit e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu dhe Shqipërinë. Rrjedhimisht për momentin, lejohen të udhëtojnë drejt territorit të Holandës vetëm shtetas shqiptarë me leje qëndrim holandez ose të shteteve të tjera të BE, ose shtetas shqiptarë që kanë shtetësi të dytë holandeze ose të BE.

Gjithashtu, të gjithë personat (pavarësisht shtetësisë) të cilët udhëtojnë drejt Holandës nga Shqipëria dhe nga vende të tjera të cilat kanë raste infektimi me COVID-19, do të duhet të karantinohen në banesat e tyre për një periudhë 2 javore.

Turqi

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa asnjë pengesë dhe nuk ka regjim karantine të detyruar.  Nuk kërkohet test PCR i 48 orëve të fundit.

(Detaje: Në kontaktin e pikës kufitare, në rast se në termometrat termike vërehen shenja të COVID-19, personi që udhëton i nënshtrohet testit PCR dhe vendoset në një vend të posaçëm deri në rezultatin e tij. Sipas vijimësisë, vazhdon udhëtimi apo kurimi në rast nevoje.)

Listën e plotë të shteteve për kushtet e lëvizjeve e gjeni duke klikuar KËTU.