Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar një bisedë me kreun e PD Lulzim Basha dy muaj para se ky i fundit ta përjashtojë nga grupi parlamentar i PD.

Del e thotë se jam edhe Bashë, edhe Hot. Prisni, prisni.  

Para dy muajsh, bëmë një muhabet me të. I them unë: Lul, mos u përziej në këtë punë, nuk i kam kërkuar ndihmë askujt, e kam çuar në gjykatë. I them: Lul, hotjanët e kanë një shprehje: ndihma e Zotit, pushka e Hotit.

Kjo çfarë do të thotë, ndihma e Zotit, pena ime. Kjo është e vërteta. Tani ky thotë kështu. Edhe Bashët, edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe pushkës, burra të betejës dhe fitimtarë. Ti zotëri numëron vetëm humbje, humbje dhe beteja të dorëzuara. Kjo është e vërteta.

Për të mos thënë atë tjetrën, se si te Bashët, edhe te Hotët, në çdo familje, besëpreri është … e dini vetë, nuk po flas.

Ndaj le të bashkohemi ne me të gjithë ata që kanë themeluar këtë parti, me ata që kanë vënë themelet e kësaj qeverisje, kësaj epoke, me të gjithë ata që në vitin 1997 qëndruan ndaj rebelimit komunist dhe bënë që të fitojmë në vitin 2005, me të gjithë ata që këto 8 vite derdhën lumenj djerse, por që nuk patën fatin të kenë një udhëheqje.

Me të tjerë që duan të bashkohen dhe të ngrihemi në këmbë dhe të bëhemi gati për një përballje të fuqishme me Edi Ramën. Edi Rama nuk ikën me slogane, Edi Rama dhe PD nuk fiton pse thotë ky apo ai ambasador se ju mbështes. PD nuk fiton me votat që kontrollon Edi Rama, por fiton kur t’i tregojë vendin Edi Ramës,” tha Berisha nga ‘Foltorja’ e mbajtur sot në Peshkopi.