Kampionia Olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam-in e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kelmendi do të duhet të ishte ndeshur për këtë medalje me Charline Van Snick, por belgia nuk u paraqit në takim, për shkak të një dëmtimi, thotë Komiteti Olimpik i Kosovës në një postim.

Më parë, gjatë turneut, Kelmendi kishte realizuar dy fitore ndaj gjermanes Annika Ëurfel dhe ruses Alesa Kuznetsova, në kategorinë për pesha deri në 52 kilogramë. Në gjysmëfinale, u mposht nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.

Krahas medaljes së bronztë, Kelmendi fitoi edhe 500 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, thotë Komiteti Olimpik i Kosovës.